Sporti

I luajti me rezultate të sakta dy ndeshjet e djeshme, tifozi fitoi shumën e pabesueshme të parave në bastore!

06/29/2021 16:16
nga:Lorik J

Një bastexhi vendosi të luante guximshëm për ndeshjet e “Euro 2020”, Kroaci – Spanjë dhe Francë – Zvicër.

Tifozi i futbollit luajti me pesë euro në ndeshjet e lartëcekura duke luajtur me rezultate të sakta – 3:3.

Kuotat ishin 22,500 që do të thotë se fitimi ishte 106,875 euro.

Mund të thuhet se bastexhiu kishte një fat të jashtëzakonshëm, gjë që shihet rrallë.