Sporti

Cristiano Ronaldo së shpejti vendosë për të ardhmen e tij, pritet të largohet nga Juventus

06/29/2021 15:58
nga:Mergim Rreci

Cristiano Ronaldo së shpejti do të vendosë për të ardhmen e tij, por sipas raporteve në Itali, Zonja e Vjetër nuk ka marrë ende oferta zyrtare për yllin portugez.

Ronaldo ka një vit të mbetur në kontratën e tij në Allianz Stadium, por disa raporte në Itali sugjerojnë që ai mund të largohet nga Juventusi në verë pas tre sezonesh në klub, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish ylli i Real Madrid dhe Manchester United tha se ai do të vendoste të ardhmen e tij pas “Euro 2020” dhe tani që kombëtarje e tij është eliminuar nga gara, ka ardhur koha për të marrë një vendim.

Sipas La Gazzetta dello Sport, agjenti i lojtarit Jorge Mendes së shpejti do të takojë drejtuesit e Juventusit për të diskutuar të ardhmen e klientit të tij.

Mendes ishte në Milano dy javë më parë dhe u takua me përfaqësues të shumë klubeve të Serie A, përveç Juventusit.

Sipas Sky Sport Italia, Ronaldo do të duhet të ulë pagat e tij prej 31 milion euro në vit për t’u larguar nga Torino me një vit të mbetur në kontratën e tij.

Juventusi është i hapur për ta shitur atë për të paktën 29 milion € dhe nëse Ronaldo qëndron deri në qershor 2022, ai do t’i kushtojë klubit 87 milion € midis pagave dhe gjërave tjera.

/GazetaBlic Sport/