Lajme

KEDS thotë se ata nuk e ndalen rrymën në Pallatin e Drejtësisë

06/29/2021 14:29
nga:N M

Gjatë ditës se sotme është ndalur energjia elektrike derisa në Pallatin e Drejtësisë po mbahej një seancë gjyqësore.

Viktor Buzhala zëdhënës në këtë kompani përmes një komunikate për media ka sqaruar se KEDS nuk ka lidhje të bëjë me këtë.

Njoftimi i plotë:

KEDS bën me dije që nuk e ka ndalë energjinë elektrike dhe nuk ka pasë asnjë prishje apo ndonjë interferim deri tek asetet e brendshme të Pallatit të Drejtësisë. Pra, sa i përket anës tonë gjithcka ka qenë në rregull dhe në bazë të normave të parapara. Kërkojmë nga mediat që e kanë publikuar lajmin që të hulumtojnë shkaktarin e vërtetë të problemit, në mënyrë që të del e vërteta në pah. Të njëjtën kohë, kërkojmë nga mediat që në këto raste të marrin të gjitha palët e involvuara, duke iu përmbajtur parimeve të gazetarisë. Kjo, pasi ësht e vetmja mënyrë që të del në pah e vërteta e plotë, duke hequr cdo aludim të pasaktë.

 

 

Zyrtari i PDK-së me kritika të mëdha: Zgjedhja e kryetarit të ri të partisë, nuk do të jetë demokratik – GazetaBlic