Fituesi i Kupës Botës me Italinë, Luca Toni është talluar me kombëtaren e Francës pas eliminimit nga Zvicra.
Franca u vlerësua si favorite për të fituar garën dhe eliminimi i tyre erdhi si një befasi e madhe për të gjithë, veçanërisht duke marrë parasysh që ata hynë në dhjetë minutat e fundit të lojës me një epërsi prej dy golash, përcjell GazetaBlic Sport.
Eliminimi i Francës nga një turne i madh nuk është diçka që italianët festojnë lehtë për shkak të rivalitetit midis dy kombeve.
Ish sulmuesi i Azzurrit, Luca Toni, u tall me me një koment në Instagram duke shkruar: ‘Francesi a la maison’, që përkthehet në: Francezët në shtëpi”.
Toni fitoi Kupën e Botës 2006 me Italinë, duke ngritur kupën pas një finale të luftuar fort në penallti kundër Francës në Berlin.