Sporti

Angli – Gjermani, Jose Mourinho e sheh këtë takim si gjysmëfinale

06/29/2021 11:00
nga:Mergim Rreci

Sot do të zhvillohen dy ndeshje shumë interesante në Kampionatin Evropian.

Një finale para finales do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, atje ku Gjermania dhe Anglia do të përballen mes tyre, shkruan GazetaBlic Sport.

Tradicionalisht ndeshjet mes këtyre dy kombëtareve kanë prodhuar rivalitet të madh, ashtu pritet të jetë edhe sot.

Stadiumi “Wembley” pritet të jenë një arenë e “zjarrtë” futbollistike sonte, me dy kombëtaret që synojnë kalimin në çerekfinale.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho mendon se fituesi i takimit Angli – Gjermani do kualifikohet deri në finale të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

“Për mua, Angli kundër Gjermani nuk është ndeshje për 1/16, është gjysmëfinale. Kush do që fiton, nuk mund t’i shoh duke dështuar për kalimin në finale”.

“Fitoni këtë dhe pastaj përballeni me Suedi ose Ukrainë në çerekfinale, pastaj Republika Çeke ose Danimarka në gjysmëfinale”.

“Duhet të respektosh të gjitha për një arsye, por skuadra të mëdha si Angli ose Gjermani, kjo është gjysmëfinale për mua”.

“Humb në 1/16 dhe shkon në shtëpi me hije para teje. Fito dhe do vazhdosh deri në fund, sepse fuqia tjetër është në barazim”, deklaroi ai.

/GazetaBlic Sport/