Sporti

Granit Xhaka e “pensionon” Didier Deschampin, një legjendë pritet të bëhet trajner i Francës

06/29/2021 09:37
nga:Mergim Rreci

Koha e Deschamps në krye të stolit të Francës duket se ka përfunduar dhe pasi të bëhen analizat për këtë eliminim, stolin e kombëtares kampione të botës mund ta marrë Zinedine Zidane.

Ish-trajneri i Realit të Madridit është pa skuadër dhe gjithmonë e ka ëndërruar që një ditë të ulet në krye të kombëtares së “Gjelave”.

Franca u kualifikua në Grupin F të “ferrit”, ku u rendit e para duke lënë pas Gjermaninë, Portugalinë dhe Hungarinë.

Më pas u eliminua mbrëmë nga Zvicra me penallti pasi koha e rregullt dhe shtesa përfunduan me rezultatin 3-3.

Vlen të cekët që Granit Xhaka dhuroi paraqitje fantastike në këtë takim dhe ishte lojtari më i mirë i ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/