Kombëtarja e Zvicrës ka kaluar në çerekfinale të Euro2020 pasi fitoi në penallti ndaj Francës.
90 minutat u mbyllën me rezultatin 3-3, ndërsa pas vazhdimeve nuk pati ndryshim të rezultatin, e në penallti Zvicra kaloi tutje me fitoren 5-4, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes ka reaguar edhe Xherdan Shaqiri, i cili shkroi dy fjalë për kalimin tutje.
“Kjo skuadër”, shkroi ai në Twitter.
Foton e tij para pak minutash e ka shpërndarë skuadra e tij, Liverpool. Klubi e ka shoqëruar me një zemër të vendosur si mbishkrim.
??❤️ @XS_11official #EURO2020 pic.twitter.com/tTQeEJtjrA
— Liverpool FC (@LFC) June 29, 2021


