Sporti

Po festonte fitoren e Francës para kohe, ky është reagimi i tifozit kur Zvicra barazon rezultatin

06/29/2021 08:09
nga:Mergim Rreci

Përballja mes Francës dhe Zvicrës ka prodhuar shumë jo vetëm sa i përket golave dhe spektaklit brenda fushës së lojës, por edhe në shkallët e stadiumit.

Kamerat kanë fokusuar më së shumti një tifoz zviceran që e përjetonte së tepërmi ndeshjen me rastet e humbura të Zvicrës dhe mes festës së madhe kur shënohej goli.

Por këtë herë ajo që do të sjellim është reagimi i një tifozi të Francës që po qëllonte daullen për të festuar në mënyrë të parakohshme kualifikimin dhe nuk po e shihte takimin.

Por tingujt u janë lënë në mes pas barazimit të Zvicrës, natyrisht më pas u shuan fare pas eliminimit të kësaj kombëtarje.