Sporti

Nga heroi i Rusisë 2018 në dështimin e Euro 2020: Mbappe mbyll evropianin me zero gola dhe me penalltinë e humbur!

06/29/2021 00:43
nga:Lorik J

Kampionati Evropian i Kylian Mbappe përfundon me zero gola.

Ylli i madh i turneut përfundon evropianin në mënyrën më të keqe të mundshme, duke humbur penalltinë vendimtare ndaj Zvicrës.

Sulmuesi në të tetën e finales gjuajti gjashtë herë drejt portës, pa qenë në gjendje të godiste asnjëherë në kuadrat.

Një hap vendimtar prapa për 22-vjeçarin, i cili vetëm tre vjet më parë ishte ylli i Rusisë 2018, ku ai kontribuoi në fitoren e Kupës së Botës duke shënuar 4 gola, një prej të cilëve në finale.

/GazetaBlic Sport