Sporti

Busquets, lojtari më i mirë i ndeshjes Kroaci – Spanjë

06/28/2021 20:55
nga:Lorik J

Spanja ka siguruar kualifikimit tutje në çerekfinale të Euro2020.

Kombëtarja e Luis Enrique siguroi kalimin tutje pas vazhdimeve në një prej ndeshjeve më të mira të këtij evropiani, shkruan GazetaBlic Sport.

90 minutat përfunduan me rezultatin 3-3, por në vazhdime, Spanja shënoi edhe dy gola për të vulosur fitoren.

UEFA ka vendosur që Sergio Busquets të fitojë çmimin “Lojtari më i mirë i ndeshjes”.

/GazetaBlic Sport