Sporti

Low mund të buzëqeshë, dy yjet e kombëtares gjermane të gatshëm ndaj Anglisë

06/28/2021 17:58
nga:Lorik J

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low mund të buzëqeshë përpara ndeshjes së fazës së eliminimit ndaj Anglisë.

Në fakt, në stërvitjen e sotme si mbrojtësi Antonio Rudiger dhe mesfushori Ilkay Gundogan të cilët kishin munguar në seancat e fundit stërvitore për shkak të ndonjë problemi fizik u kthyen në grup.

Prandaj, të dy do të jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e nesërme pasdite.

Ndeshja mes Anglisë dhe Gjermanisë luhet nesër nga ora 18:00.

/GazetaBlic Sport