Sporti

Petkovic: Ndaj Francës nuk mjafton 100 përqind, duhet të japim edhe më shumë nga vetja

06/28/2021 12:59
nga:E K

Franca dhe Zvicra do të përballen sot në rrethin e fazës së parë eliminuese të Kampionatit Evropian.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Para takimit për media ka folur, trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic, i cili tha se kundër një kundërshtari si Franca duhet të japësh më shumë se 100 % nga vetja.

“Kundër një kundërshtari si Franca, duhet të japim më shumë se 100 % nga vetja. Nëse ata nuk e japin maksimumin e tyre ne do të përfitojmë. Me ndeshje të vështira si kjo fitoni përvojë”, tha Petkovic.

/GazetaBlic Sport/