Sporti

Torres: Kroacia është nënkampion botëror, ndeshja ndaj tyre shumë e vështirë

06/28/2021 11:57
nga:E K

Kroacia dhe Spanja do të përballen sot në rrethin e fazës së parë eliminuese të Kampionatit Evropian.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Para takimit ka folur për media lojtari i Spanjës, Ferran Torres, i cili tha se ndeshja ndaj Kroacisë do jetë e vështirë dhe se Kroacia janë nënkampion i Botës.

“Kroacia është nënkampione e Kupës së Botës, një ekip i shkëlqyer, kështu që ne e dimë që ata do të jenë kundërshtarë të vështirë. Fitorja varet nga ne duhet të punojmë me të vërtetë shumë për një fitore në Kopenhagë“, tha Torres.

/GazetaBlic Sport/