Kroacia dhe Spanja do të përballen sot në rrethin e fazës së parë eliminuese të Kampionatit Evropian.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Para takimit ka folur për media lojtari i Kroacisë, Mateo Kovacic, i cili tha se Spanja është një ekip i shkëlqyer dhe do jetë e vështirë ndeshja ndaj tyre.
“Një ndeshje e vështirë na pret. Spanja është një ekip i shkëlqyeshëm që e do zotërimin dhe i pëlqen të luajë lojën e vet. Do të jetë e rëndësishme për ne që të përpiqemi të kemi topin sa më shumë që të jetë e mundur, për të hequr atë që ata duan më shumë “, tha Kovacic.
/GazetaBlic Sport/


