Lajme

Vdes zyrtari i Komunës së Klinës

06/27/2021 23:35
nga:Gazeta Blic

Ka vdekur zyrtari i Komunës së Klinës, Bajrush Shala, raporton Gazeta Blic.

Lajmin e ka bërë publik kryetari i Klinës, Zenun Elezaj në faqen e tij në Facebook.

“Bajrushi ka punuar mbi 40 vite në administratën e Komunës së Klinës, ku ka dhënë një kontribut të madh profesional. Ai ka qenë një punëtor profesional, njeri parimor, me një kulturë të lartë qytetare e mbi të gjitha i dashur me të gjithë”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI!

Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e punonjësit të komunës, Bajrush Shalës nga fshati Ujmirë.

Bajrushi ka punuar mbi 40 vite në administratën e Komunës së Klinës, ku ka dhënë një kontribut të madh profesional. Ai ka qenë një punëtor profesional, njeri parimor, me një kulturë të lartë qytetare e mbi të gjitha i dashur me të gjithë.

Në emrin tim personal dhe të Komunës së Klinës, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur ju shprehi ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe!