Lajme

Komuna e Prishtinës përgatit një varg aktivitetesh për sezonin veror

06/27/2021 21:05
nga:Q R

“Akull n’Verë” , është aktiviteti më i ri kulturor që Komuna e Prishtinës organizon për qytetarët e saj.

Gjithashtu kjo është hera e parë që kjo ngjarje po organizohet.

Qëllimi i këtij aktiviteti synon që t’i bëjë bashkë 28 biznese të vogla nga fusha e gastronomisë ku do të mund të ofrojnë shërbimet e tyre në sheshin “Zahir Pajaziti” .

Konkursi për aplikim do jetë i hapur nga dita e hënë, kurse në një postim nga kryetari i kësaj komune Shpend Ahmeti është bërë thirrje për aplikim.

Gjithashtu nga komuna është bërë e ditur që stina verore do përfshijë edhe një sërë ngjarjesh tjera kulturore.