Sporti

Drita mposhtet në miqësore nga Partizani i Tiranës

06/27/2021 21:13
nga:L J

Nënkampioni i Kosovës në futboll KF Drita është mposhtur me rezultat 2:0 në miqësore kundër Partizanit të Tiranës.

Në duelin e luajtur në Ohër, të kuqt nga kryeqyteti i Shqipërisë, fituan me golat e Shehit dhe Zhunior, përcjell Klan Kosova.

Dueli i radhës i Dritës do të jetë më 30 qershor kundër KF Shkupit.

Kjo ishte miqësorja e tretë për Partizanin, kurse e dyta për Dritën.