Lajme

Policia përdor forcën për të ndaluar Paradën e Krenarisë në Stamboll

06/27/2021 14:38
nga:Genita C

Policia në Turqi ka përdorur gaz lotsjellës ndaj pjesëmarrësve në Paradën e Krenarisë që ishte organizuar në Stamboll.

Marshet e Paradës së Krenarisë janë anuluar në qytetin turk që nga viti 2015. Këtë vit autoritetet e atjeshme kanë deklaruar se e kanë anuluar mbajtjen e marsheve të tilla si masë parandalues e përhapjes së COVID-19.

Homoseksualiteti nuk është ilegal në Turqi, shkruan BBC.