Lajme

Edi Rama: Një komb, një destinacion, një ofertë turistike dhe një mjedis i pastër

06/26/2021 22:38
nga:Y I

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka përshëndetur aksionin e sotëm të dy forcave ushtarake, të Kosovës edhe Shqipërisë, që pastruan zonën ndërkufitare.

“Një komb, një destinacion, një ofertë turistike dhe një mjedis i pastër”, ka shkruar Rama në Facebook.

“Forcat e ushtrisë së Shqipërisë e Kosovës së bashku me vullnetarë, në një ditë pastrimi të tokës e ujërave të përbashkët, për të vijuar me bashkëpunime të tjera në mjedis e turizëm në të dyja anët e Bjeshkëve”.