Lajme

Breshër i madh në Murgull të Podujevës, veturës i thyhet xhami

06/26/2021 17:48
nga:Y I

Mot me reshje shiu, i përcjellë edhe me breshër ka përfshirë pasditen e sotme rajonin e Llapit.

Në fshatin Murgull të kësaj komune, breshëri ka thyer xhamin e veturës së një qytetari.

Ndërkaq, si rezultat i shiut me intensitet të madh ka bërë që rrugët e qytetit të Podujevës të “pushtohen” nga uji, derisa disa janë bërë thuajse të pakalueshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot me diell dhe do të ketë vapë.

Në njoftimin e IHMK, për datat 25 dhe 26 qershor, thuhet se gjatë pjesës të dytë të ditës vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të shoqërohen me shi në formë të stuhive lokale.

Sipas IHMK, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.