Sporti

Austria synon befasinë sonte ndaj Italisë, këto janë statistikat e kësaj kombëtarje gjatë ndeshjeve të fundit

06/26/2021 16:02
nga:Mergim Rreci

Italia do të përballet me Austrinë në kuadër të fazës eliminuese të Kampionatit Evropian.

Ndeshja do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet një ndeshje e rivalizuar, por që natyrisht Italia favorizohet për fitore në këtë takim.

Kombëtarja “Azzure” ka një formë fantastike në ndeshjet e fundit, kurse Austria po zhvillon poashtu ndeshje të mira në këtë Kampionat Evropian.

Italia ka një ecuri fantastike dhe shumë të gjatë pa humbje, derisa ka fituar pesë ndeshjet  e fundit pa pranuar asnjë gol.

Në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar plotë 18 gola dhe ky shihet si kërcënim serioz për Austrinë.

Në anën tjetër, Austria ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit. Kjo kombëtare ka shënuar katër gola dhe ka pranuar dy në pesë ndeshjet e fundit.

/GazetaBlic Sport/