Sporti

Muller: Gjermania duhet të ketë shpirt ekipor

06/26/2021 14:25
nga:E K

Gjermania do të përballet me Anglinë në kuadër të fazës eliminuese të Kampionatit Evropian.

Ndeshja do të zhvillohet të martën nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Para këtij super dueli ka folur sulmuesi gjerman, Thomas Muller.

Ai ka thënë se Gjermania duhet të jetë e bashkuar dhe të ndihmojnë njëri – tjetrin në takimin ndaj Anglisë.

“Të kesh shpirt ekipor dhe të jesh i gatshëm të sfidosh kundërshtarët duke mbështetur vazhdimisht njëri-tjetrin, ky duhet të jetë qëllimi ynë”, tha Muller.

/GazetaBlic Sport/