Lajme

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

06/26/2021 12:20
nga:M K

Një këmbësor është goditur nga vetura sot në orët e paraditës në rrugën “Tringë Ismajli” në Prishtinë.

Lajmin për GazetaBlic, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:30, në rrugën “Tringë Ismajli” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, ka thënë ajo.

Sipas saj, hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.

Me sa vite burg mund të dënohet shoferi që shkakton vdekjen e disa personave në aksident?