Uellsi do të përballet sot me Danimarkën në kuadër të fazës eliminuese të Kampionatit Evropian.
Ndeshja do të fillojë nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Para ndeshjes për media ka folur trajneri i Uellsit, Rob Page.
Ai ka thënë se Kombëtarja e Uellsit është ambicioze dhe se dëshirojnë të shkojnë sa më larg që të jetë e mundur në këtë garë.
“Ne jemi të gjithë ambiciozë dhe duam të shkojmë sa më larg që të mundemi, por nuk jemi naiv duke hyrë në këtë lojë. Ne kemi parë Danimarkën duke luajtur në ndeshjen e tyre të fundit dhe është e mrekullueshme ajo se çfarë po bëjnë ata. Ne gjithashtu e dimë që, në ditët tona, ne mund t’i krijojmë probleme çdo ekipi”, tha Page.
/GazetaBlic Sport/


