Lajme

I jepet lamtumira e fundit familjes që u shua në aksident

06/26/2021 10:47
nga:M K

4 anëtarët e familjes Gushi janë përcjellë këtë të shtunë në banesën e fundit. Eduart Gushi, 44 vjeç; bashkëshortja e tij Silvana, 33 vjeçe dhe 2 vajzat e çiftit, Anastasia dhe Eva, 14 dhe 9 vjeçe, humbën jetën në aksidentin tragjik të së premtes në Vlorë.

Familja nga Patosi u përplas nga një makinë luksoze Audi që drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani, i arrestuar pas ngjarjes. Ata udhëtonin me një makinë Toyota dhe si pasojë e aksidentit u rrokullisën disa herë derisa përfunduan në një kanal, raporton tvklan.al.

Përplasja për 4 anëtarët e familjes Gushi ishte fatale pasi humbën jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë trupat e pajetë nga automjeti.

Familja Gushi jetonte në Greqi. Ata ishin kthyer në Shqipëri dhe në momentin e aksidentit po udhëtonin për në jug për të kaluar pushimet verore.

Zhduket 18-vjeçarja nga peja, flet nëna e saj: Ka dalë edhe disa herë tjera nga shtëpia