Prishtina ka fituar finalen parakualifikuese në Ligën e Kampionëve dhe tashmë ka kaluar në fazën kualfikuese të kësaj gare.
Skuadra kosovare mposhti me rezultat 2 me 0 skuadrën e Inter d’Escaldes, shkruan GazetaBlic Sport.
Endrit Krasniqi ishte futbollisti i ndeshjes, atje ku shënoi dy gola në këtë takim.
Krasniqi shënoi një gol në pjesën e parë si dhe një tjetër në pjesën e dytë.
Tashmë Prishtina do të përballet me kampionin e Hungarisë, Ferencvaros.
Kjo skuadër është jashtëzakonisht e fortë, megjithatë Prishtina do të synojë befasinë në këtë fazë.
/GazetaBlic Sport/


