Federata e Futbollit të Gjermanisë ka bërë publik kalendarin për javën e parë të kampionatit i cili do të startojë në datën 13 gusht.
Përveç orarit të kampionatit, sot është mësuar edhe data se kur do të zhvillohet Superkupa e Gjermanisë, përcjell GazetaBlic Sport.
Superkupa e Gjermanisë mes Dortmundit dhe Bajernit u vendos të luhet në datën 17 gusht në orën 20:30.
Dortmundi vjen në këtë takim pasi që fitoi Kupën e Gjermanisë, kurse Bayerni si kampion i këtij vendi.

/GazetaBlic Sport/


