Dje në orën 19:40 në fshatin Ballaban të komunës së Zveqanit është ndaluar një automjet kombi me targa të Serbisë, ku dyshohej se kishte mallra të kontrabanduara nga territori i Serbisë.
Policia bën të ditur se është bërë kontrollimi dhe numërimi preliminar i mallit, i evidentuar si në vijim:
Rreth 770 pako (boksa) cigare me banderola ‘SRB” të llojeve të ndryshme
Mbi 1000 palë xhinse
10 palë patika
Bazuar në informacionet e para, sipas zyrtarëve doganorë, vlera minimale e mallit kalon afërsisht vlerën 13 mijë euro.
Personi i dyshuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.


