Lajme

Abdixhiku takohet me nënsekretarin e shtetit finlandez Sauer, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

06/25/2021 10:36
nga:N M

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i shoqëruar nga nënkryetarja Shqipe Mjekiqi dhe Teuta Sahatqija, ka pritur në takim nënsekretarin e shtetit finlandez për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kai Sauer.

Abdixhiku e njoftoi Sauer për prioritetet e tij, në zhvillimin ekonomik, luftimin e korrupsionit, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe për përgatitjet e LDK-së për zgjedhjet lokale.

Kryetari Abdixhiku e falenderoi shtetin e Finlandës dhe Ambasadorin Sauer për angazhimin e tij personal për Kosovën.Sauer shprehu gatishmërinë e shtetit finlandez për përkrahjen e Kosovës në proceset e saj integruese dhe zhvillimore.Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, liberalizimin e vizave dhe thellimin e bashkëpunimit me shtetet mike rreth fuqizimit të pozicionit të Kosovës për njohje dhe anëtarësime.

Propozimi amerikan për Ujmanin, Kurti: S’e kam lexuar ende raportin e ShBA-së