Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Vlorë.
Një mjet ka përfunduar jashtë rruge dhe nga pamjet shihet se ajo është bërë “petë”, ndërsa brenda saj raportohet se kanë qenë të paktën 2 persona.
Siç shihet nga pamjet, nga makina e shkatërruar dhe e dalë jashtë rruge, është nxjerr një vajzë e mitur e cila është nisur me ambulancë drejt Spitalit të Vlorës.
Jo zyrtarisht mësohet se ajo është në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë që në mjet ndodhet dhe një person tjetër, i bllokuar.
Shkaku i aksidentit është ende i paqartë, ndërsa paraprakisht bëhet me dije se në aksident mund të jetë përfshirë dhe një mjet tjetër. Pritet që Policia të japë njoftim zyrtar për ngjarjen.