Lajme

Ardian Gjini: Autostrada e Dukagjinit nuk është “lluks”, ndërtimi i saj do të thoshte rritje ekonomike

06/25/2021 08:52
nga:M K

Kreu i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka folur rreth investimeve që po bëhen në komunën që ai drejton, teksa ka shtuar se ndërtimi i autostradës së Dukagjinit, e projektuar tash e sa kohë nga partia në të cilën bën pjesë edhe ai, do të ishte ndihmë e madhe për bizneset.

Tutje, Gjini ka dhënë edhe arsyet për këtë, duke deklaruar se numri i madh i mjeteve transportuese që shfrytëzojnë rrugët e Gjakovës dhe jo vetëm, është tregues i qartë i asaj se sa do të ndihmonte kjo autostradë në lehtësimin e transportit të mallërave, përcjell GazetaBlic.

“Autostrada e Dukagjinit është e domosdoshme. Kjo vërehet nga numri i madh i kamionave të shumtë. Kjo autostradë nuk është lluks. Rritja ekonomike do të ishte evidente nga ndërtimi i saj”, tha ndër të tjera Gjini në Kanal10.

Vaksinimi antiCOVID, masiv apo aq sa ka në stok?