Uncategorized

FTESË PËR TENDERIM – Licensë për softuerin arsimor në lëndën e Matematikës

06/24/2021 20:01
nga:Gazeta Blic

ERASMUS+ CAPACITY PROJECT #598587-EPP-1-2018-EL-EPPKA2-CBHE-JP-ENV (iTEM): Licensë për softuerin arsimor në lëndën e Matematikës

Kolegji Universum, referuar më poshtë si “Universum College”, synon përdorimin e një pjesë të të ardhurave nga një grant nga EACEA (Edukimi, Audiovizual dhe Kulturë, Agjencia Ekzekutive e Komisionit Evropian) numri i projektit # 598587-EPP-1- 2018-EL-EPPKA2-CBHE-JP-ENV (iTEM), në kuadër të Marrëveshjes së Grantit 2018-3265 / 001-001.

Kolegji Universum fton tenderuesit të aplikojnë me zarfe të mbyllura për kontratën e mëposhtme që do të financohet nga ana e të ardhurat e grantit:

• Licencat për softuerin arsimor në matematikë, më poshtë të referuara si “Licenca”, të jenë aktive nga data 01 Gusht 2021 deri më 01 Gusht 2022.

Licencat do të shpërndahen mes së paku 32 mësimdhënësve pjesëmarrës në projekt dhe do të përfshijnë karakteristikat e mëposhtme:

Ka mjete te pasura vizualizimi të ndërtuara në softuer.

Ka aftësinë për të gjeneruar dokumente dinamike që përfshijnë tekst, vizualizime ekzekutuese dhe interaktive.

Ka një mbështetje të integruar për kalkulus dhe algjebër lineare, shembull, limitet, derivatet, integralet, vektorët dhe matricat.

Ka një mbështetje të integruar të algoritmave dhe njohurive të diciplinave të ndryshme inxhinierike, shembull, përpunimi i sinjalit dhe shkenca e të dhënave.

Llogaritja natyrale e Gjuhës Angleze.

Të dhëna të bazuara në njohuritë bazë për të mbështetur hulumtimin e studentëve.

Furnizuesi do të mbështesë trajnimet online për stafin e projektit

Përfshin një platformë të pasur dhe të disponueshme, që i lejon studentët të hulumtojnë në mënyrë interaktive konceptet e mësuara edhe nëse nuk kanë licencë.

Dokumentime të mjaftueshme online dhe në literaturë.

Më shumë detaje rreth kërkesave të softuerit mund të kërkohen përmes emailit [email protected].

Tenderimi për kontaktuesit është i hapur për firmat nga çdo vend.Megjithatë. pasi që fondet për blerjen e pajisjeve vijnë nga një projekt i financuar nga BE, operatori ekonomik duhet të plotësoj kriteret bazë të pranueshmërisë të kërkuara nga donatori:

Autorizim nga prodhuesit e softuerit

Vlera më e mirë për kosto

Ofertës duhet ti bashkëlidhen këto dokumente obligative

Çertifikata e regjistrimit të biznesit

Çertifikata e numrit fiskal

Katalogu i prezentimit të produktit

Afati i fundit i dorëzimit

Ofertat do të konsultohen dhe përzgjidhen nga komisioni i themeluar nga institucioni dhe do të bazohet në kriteret e mëposhtme

Oferta më e lirë për produktet me specifikat teknike të kërkuara

Referencat relevante profesionale ose kontratat e shitjes në tre vitet e fundit

Kompania të jetë funksionale 10 vite në këtë sektor.

Ofertat duhet të dorëzohen para 02 Korrik, 17.00 CET, në adresën elektronike: