Uncategorized

“Vlora Çitaku favorite për t’u zgjedhur kryetare e PDK-së”

06/24/2021 20:43
nga:Y I

Ud. i detyrës së kryetarit të PDK-së së bashku me Kryesinë qendrore të partisë njoftuan sot dorëheqjen për shkak të mbajtjes së Konventës së partisë.

Me tre korrik ky subjekt politik shkon në zgjedhje ku pritet  të zgjedhet kryetari dhe kryesia e re.

Tre emrat më të përfolur deri tani për të kandiduar për të parin e PDK-së, janë Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi dhe Vlora Çitaku.

Njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, duke komentuar emrat e përfolur tha se më shumë gjasat për tu zgjedhur në krye të PDK-së, ka Vlora Çitaku nëse e njëjta kandidon.

“Tashmë kur kemi të bërë publik shkuarjen në procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të PDK-së, e sot edhe dorëheqjen e Kryesisë kan filluar të përfliten emra të caktuar si të mundshëm për kryetar si z.Enver Hoxhaj, Memli Krasniqi, Vlora Çitaku. Nga të përfolurit e deritashëm besoj se Vlora Çitaku, nëse shprehë gatishmërinë për të garuar për të parin e PDK-së, ka më së shumti gjasa të zgjedhet.Ka pasur një përkrahje në publik për të, duke e parë si të përshtatshme për kohen, ka qenë e përmbajtur nga diskutimet ditore politike derisa ishte abasadore në SHBA, dhe kjo është përparsi ngase nuk ka inate personale me asnjë subjekt, shihet si personalitet që ka raporte të shkëlqyeshme me SHBA etj.”

“Perderisa z.Hoxhaj ishte si UD kryetar i PDK-së, nuk është dëshmuar shumë vendimmarrës dhe qartazi ka lejuar që struktura e PDK-së, nëper degë të fragmentohet dhe krijohen grupacione që janë kundër njëra tjetrës.Sa i përket z.Memli Krasniqi, mendoj se është ndër oratorët më të mirë që ka PDK-ja,por nëse znj.Vlora Çitaku hynë në garë ai nuk do të synonte këtë pozitë” tha Jashari për “Gazeta Blic”

Tutje Jashari thekson se PDK-ja tani ndodhet në një moment të vështirë pas shkuarjes në Hagë të liderve të saj.

“Sfidat me të cilat është përballur PDK-ja, me mungesën e liderëve të saj, si pasojë e procesit të Hagës, ka sjellë një gjendje jo të mirë brenda saj si në strukturat drejtuese, e si në raport me elektoratin e vet.Përveç me mungesën e liderëve të saj, përballja me zgjedhje të shpeshta si duket ka vështirësuar përcaktimin e qartë të tyre se si duhet të ecet përpara pa liderët e saj”deklaroi për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

 

LAJMI I FUNDIT: Enver Hoxhaj jep dorëheqjen nga pozita e UD. së kryetarit të PDK-së për shkak të mbajtjes së Konventës