Një person është therur për vdekje në Gjilan, sot rreth orës 13:15.
Rastin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani ka bërë me dije se tashmë është arrestuar i dyshuari për këtë rast.
“Një person është arrestuar pasi që dyshohet se është i involvuar në një rast Therrje me thikë”
Sot me 24 qershor 2021 rreth orës 13:15 Policia e Kosovës në Gjilan është njoftu për një rast “Therrje me thikë”.
Njësitet relevante të policisë së Kosovës kan dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar ku vetëm ka mundë me e konstatu vdekjen e Viktimës i moshës madhore.
Policia e Kosovës e ka arresteuar një person i cili dyshohet të jet i involvuar në këtë rast të rëndë.
Për rastin është njoftu prokurori i shtetit.
Sipas Hashanit, ende nuk dihen motivet apo rrethanat e këtij rasti.
“Për momentin nuk dihen motivet dhe rrethanat që kanë dërguar deri në këtë rast të rëndë. Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëheq Hetimet Rajonale nga Policia e Kosovës në kordinim me Prokurorin e Shtetit”, ka përfunduar Hashani për GazetaBlic.