Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë thënë se nuk kanë pas asnjë urdhëresë për ta dërguar në seancën e sotme Enver Sekiraqën.
“Pas këtij shkrimi të publikuar, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, SHKK nuk ka pasur asnjë urdhëresë për ta dërguar sot në seancë personin në fjalë”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.
Sot ka dështuar seanca, ku Sekiraqa kishte për t’u gjykuar për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës. Shkak i dështimi të seancës së paraparë për të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka qenë mungesa e të akuzuarit.


