Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ka udhëzuar Qeverinë Kurti se si duhet të veprojë patjetër lidhur me vijën kufitare Kosovë-Mal i Zi.
Haradinaj tha se ndoshta nga mos përvoja apo mungesa e kohës kjo nuk ka ndodhur por që Qeveria duhet të formojë komisionin shtetëror për shënimin e kufirit duke thënë se ai komision nuk është ekzistues dhe se ky komision duhet të jetë funksional në mënyrë që qeveria të mos ndodhet në befasi të asnjë lloj natyre.
Tutje Haradinaj tha se për formimin dhe funksionimin e këtij komisioni Aleanca do jetë në përkrahje të qeversië, qoftë më ekspert qoftë me ekspertizë apo në punët që kryen ky komision duke theksuar se e ka përkrahur edhe në të kaluarën dhe tha se aryeja se pse duhet formuar ky komision është se nuk ka ndodhur demarkimi.
“Qeveria duhet t’a krijojë Komisionin Shtetëror për shënimin e kufirit sepse nuk është ekzistue, është veprimi i parë që duhet me bo, dhe ju premtoj që si Aleancë ju perkrahim. Aryseja pse po e bëjë këtë, është sepse nuk është demarku, ende sjanë qit gurt”.
“Kufiri që është sot, është kufiri që e kemi gjetur edhe para marrëveshjes”.
Haradinaj më tej shtoi se arsyeja tjetër pse duhet formuar ky komision është se do i duhej qeverisë që ky komision të raportonte për të gjeturat nga komisioni paraprak.
“Mos harroni ky Parlament ka hyrë në obligim me i zbatua të gjeturat e raportit të komisionit shtetëror, s’ka të bëjë me parti apo kush është në pozitë e kush në opozitë. Mund të bëni shkelje kushtetuese, ligjore nëse veprimet shkojnë në radhën e gabume, pra nëse nuk respektohet raporti shtetëror i votuar në këtë Parlament, dikush bënë shkelje ligjore e edhe kushtetuese besa”.
Ai shtoi se Kosova duhet të formojë trupen e saj dhe të bashkpunojë më Malin e zi, e në rast se nuk pranon pala e Malit te zi atëherë duhet të shkojmë në arbitrazh.
“Ngritja e nji trupe të përbashkët me Malin e zi, trupa Kosovës duhet te ia paraqes Malit të zi te gjeturat e veta, Marrëvëshja, e dyta eshte raporti i komisionit shtetëror që gjenë defekte dhe gabime në atë marrëveshje, dhe e treta eshte deklarata e dy presidentëve per korrigjim në dy drejtime, atë të Qakorrit dhe Kullës, mos ndërmerrni veprime pa këtë radhë sepse vetes do i shkaktoni problem dhe Kosovës po ashtu, nëse Mali i Zi nuk shpreh gatishmëri të ecë në këtë radhë atëherë ju e dini se çka pason, atëherë duhet kjo çështje të kalojë në arbitrazh.”


