Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se vaksinat të cilat Norvegjia i ka dhuruar për Kosovën, janë mashtrim nga Qeveria.
Haxhiu thotë se vaksinat Astra Zeneca të cilat Norvegjia i ka larguar nga përdorimi muaj më parë tani ia kanë ofruar si ndihmë Kosovës.
Ai thotë se këtyre vaksinave u skadon afati i përdorimit pas shtatë ditësh, raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
“Ndihma” e trumbetuar nga Norvegjia në bashkpunim me Lajçakun për furnizim me vaksina për Qeverinë Kurti 2 është mashtrimi i radhës.
Vaksinat Astra Zeneca që Norvegjia i ka larguar nga përdorimi muaj më parë tani ia kanë ofruar si ndihmë Kosovës, por që fatkeqësisht një pjese nga ky donacion u skadon afati i përdorimit vetëm edhe 7 ditë!!!
Kur Norvegjia muaj më parë largoi nga përdorimi vaksinat Astra Zeneca në depo kishte 180,600 doza.
Prej këtyre vaksinave 52,800 doza afatin e skadimit e kanë me datë 30 qershor 2021, ndërsa pjesa tjetër e këtyre vaksinave që Norvegjia e ka larguar nga përdorimit afatin e skadimit e kanë me 30 korrik 2021.
Kështu ndodhë kur Qeveria e Kosovës dështon të sigurojë vaksina vetë dhe të tjerët ia dhurojnë pjesën e vaksinave të cilave u skadon afati i përdorimit edhe 7 ditë.
Edhe për këtë donacion kërkojmë qasje në dokumente për ta dëshmuar vertetësinë e këtij veprimi skandaloz të kësaj qeverie.


