Lajme

Selmanaj: Deklarata e zëdhënësit të Qeverisë për marrëveshjen e Uashingtonit ndoshta ka qenë nga papjekuria

06/23/2021 17:50
nga:Y I

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka komentuar deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për marrëveshjen e Uashingtonit.

Ai  ka thënë që kjo deklaratë e Kryeziut ka qenë nga papjekuria e tij.

Më tutje, deputeti i LDK-së deklaroi se shpreson që për këtë deklaratë të mos ketë njohuri kryeministri Kurti.

Poashtu Selmanaj i ka bërë thirrje kryeministrit që të distancohet nga deklarata e Kryeziut.

“Shpresoj që nuk është një deklaratë me miratimin e kryeministrit Albin Kurti. Nëse ka qenë një deklaratë nëse ai ka pasur njohuri atëherë po dalin kontestimet tona. Kurti duhet të distancohet nga deklarata e zëdhënësit. Për sa i përket atij, ndoshta ka qenë një deklaratë nga papjekuria, pasi që e dimë se ai është edhe në moshë relativisht të re”, ka thënë ai në T7.

“Z.Kurti është dashur që të distancohet. Ai nuk distancohet me fjalë por me veprime”, tha Selmanaj, kur u pyet se çfarë duhet të bëjë kryeministri në raport me deklaratën e zëdhënësit.