Sot zhvillohen katër ndeshje shumë interesante në Kampionatin Evropian.
Në program do të jenë ndeshjet e Grupit E dhe Grupit F, shkruan GazetaBlic Sport.
Në ora 18:00, Spanja do të përballet me kombëtaren e Sllovakisë. ndeshje kjo nga e cila duhet të dal patjetër me rezultat pozitiv.
Spanja është në vendin e tretë me vetëm dy pikë dhe nëse nuk merr pikë sonte do të largohet nga kompeticioni më i madh evropian në nivel kombëtaresh.
Këto pritet të jenë formacionet e mundshme.
Slovakia: Dúbravka; Pekarík, Šatka, Škriniar, Hubočan; Kucka, Hrošovský; Haraslín, Hamšík, Mak; Duda.
Spain: Unai Simón; Azpilicueta, Laporte, Pau Torres, Gayà; Llorente, Busquets, Thiago; Gerard Moreno, Morata, Traoré
/GazetaBlic Sport/


