Milot Rashica është transferuar edhe zyrtarisht tek Norwich City.
Sulmuesi i Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje katër-vjeçare me skuadrën angleze, përcjell GazetaBlic Sport.
Rashica arrin pas tre sezonesh e gjysmë duke luajtur në kampionatin kryesor të futbollit gjerman me Werder Bremen.
Gjatë gjithë kohës së tij me Bremen ai shënoi 27 gola në 100 paraqitje në të gjitha garat.
Pas transferimit të Rashicës në Werder Bremen, ka reaguar ish-trajneri i tij te Vushtrria, Ismet Munishi.
Munishi e ka përgëzuar Milotin, derisa ka shkruar se është “bërë tifoz i Norwich Cityt” tashmë.
“Zyrtarisht jam tifoz me Norwichin. Urime Milot”, ka shkruar trajner i SC Gjilanit.



