UEFA pak më parë kishte konfirmuar se gjysmëfinalet dhe finalja e “Euro 2020” që do të mbahen në “Wembley Stadium” do të lejohen të jenë të pranishëm rreth 60 mijë tifozë.
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka dalur menjëherë kundër këtij vendimi, përcjell GazetaBlic Sport.
“Finalja nuk duhet të mbahet në Londër, pasi Britania e Madhe është një zonë me rrezik nga COVID-19”, tha ajo.
“Për këtë gjë, UEFA duhet të jetë e përgjegjshme dhe e vetëdijshme”, përfundoi Angela Merkel.
Merkel tash e një kohë kishte kërkuar që finalja të mos luhej në Angli, por nga mediat angleze ajo ishte kritikuar duke thënë se ajo po dëshiron që këtë finale ta zhvendosë në Gjermani.
/GazetaBlic Sport/


