Sporti

Kroaci – Skoci, forma e dy kombëtareve në pesë ndeshjet e fundit

06/22/2021 16:11
nga:Mergim Rreci

Sot në mbrëmje do të jenë vetëm dy ndeshje, ndryshe nga dje ku u luajtën 4 dhe do të vendoset fati i Kroacisë dhe Skocisë pasi Anglia dhe Çekia e kanë siguruar një vend në 1/8.

Por edhe pse janë kualifikuar, këto dy skuadra do të përballen sot me njëra-tjetrën dhe mund të luajnë me llogari për të shmangur një përplasje ferri në raundin tjetër, përcjell GazetaBlic Sport.

Kështu nëse Anglia fiton dhe del e para e Grupit D, është e sigurtë që do të ketë një përballje shumë të fortë në 1/8 pasi do të luajë me të dytën e Grupit F, aktualisht Gjermania ose mund të jenë edhe Franca me Portugalinë.

Pra sot do të bëhen mirë llogaritë sepse nëse del e dyta Anglia, atëherë do të përballet me të dytën e Grupit E, aktualisht është Sllovakia ose mund të jenë edhe Spanja me Suedinë.

Analizuar formën e dy skuadrave në pesë ndeshjet e fundit del se Skocia ka formë më të mirë se kombëtarja ballkanase.

Kroacia ka dy humbje, dy barazime dhe një fitore në pesë ndeshjet e fundit, kurse Skocia ka dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

/GazetaBlic Sport/