Ish-ushtari norvegjez i KFOR-it, Kenneth Andresen, ka kujtuar kohën kur ishte me mision në Kosovë.
Ai ka ndarë një moment relaksimi, ku shihet teksa po luante me kitarë.
Këtë ai e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Twitter.
“Gjatë vendosjes së KFOR-it në Kosovë. Kishte kohë edhe për pushim e relaksim”, shkroi Andresen.
Ndryshe, ky nuk është postimi i vetëm i tij nga koha kur ishte në Kosovë në luftën e vitit 1999, të tilla postime ai bën vazhdimisht.



