Sporti

Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Francës në fazën e eliminimit direkt

06/22/2021 13:06
nga:Lorik J

Kombëtarja e Francës ka siguruar edhe zyrtarisht kalimin në fazën e eliminimit direkt të Euro2020.

Akoma pa zhvilluar ndeshjen e fundit të grupeve, kombëtarja e Francës ka siguruar kalimin tutje, pas rezultateve të djeshme në këtë kompeticion, përcjell GazetaBlic Sport.

E tashmë Franca e ka fatin e tyre në duar, se me kë dëshirojnë të përballen.

Këto janë verzionet.

Kundërshtarët e mundshëm të Francës në fazën e eliminimit direkt në EURO2020:

  • Nëse sigurojnë në vendin e parë në grup përballen me Zvicrën dhe Ukrainën
  • Nëse sigurojnë vendin e dytë në grup përballen me Çekinë ose Anglinë
  • Nëse sigurojnë vendin e tretë në grup përballen me Belgjikën ose Holandën.

/GazetaBlic Sport