Sporti

Qesharake: Komentatori ia huq, komenton reprizën duke menduar se është rast i ri

06/22/2021 10:15
nga:Lorik J

Komentatori i ITV, Clive Tyldesley prodhoi një nga momentet më qesharake të Kampionatit Evropian të kësaj vere gjatë ndeshjes së Holandës kundër Maqedonisë së Veriut.

Në minutën e 29-të të ndeshjes të së hënës në Grupin C, miliona tifozë që vëzhgonin në shtëpi panë një moment kur portieri i Maqedonisë së Veriut, Stole Dimitrievski bëri një pritje të shkëlqyeshme pasi ylli, Denzel Dumfries humbi një mundësi për të bërë 2-0, përcjell GazetaBlic Sport.

Por në vend që të analizonte përsëritjen, komentatori Tyldesley në dukje i hutuar komentoi mbi veprimin sikur po luhej në kohë reale.

Ju madje mund të dëgjoni që bashkë-komentatori Ally McCoist të bëjë një qeshje të vogël më pas.

Ja momenti: