Danimarka ka shënuar fitore të thellë ndaj Rusisë me rezultat të lartë 1-4, për t’u kualifikuar tutje në fazën e eliminimit direkt të Euro2020.
Poulsen, Damsgaard, Christensen dhe Maehle shënuan për kombëtaren e Danimarkës në këtë sfidë, shkruan GazetaBlic Sport.
E Damsgaard është bërë futbollisti i parë i lindur në shekullin 21 që ka shënuar në një ndeshje të kampionatit evropian.
Mikkel Damsgaard, anësori sulmues i Danimarkës, komentoi mbi kualifikimin e Skandinavëve për në raundin e 16 të Euro 2020:
“Është e pabesueshme që ne u kualifikuam, fantastike për këtë ekip, për të gjithë lojtarët”, tha ai.
/GazetaBlic Sport


