Sporti

Prishtina me katër mungesa në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve

06/22/2021 09:08
nga:Lorik J

FC Prishtina me katër mungesa në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve ndaj ekipit nga San Marino Folgore.

Kampioni i Kosovës në futboll, FC Prishtina, do të ketë katër mungesa në ndeshjen e parë parakualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit prishtinas.

“Skuadra pati mungesën e Leonit Abazit (stërviti veçmas) dhe Samuel Mones – të dy këta të lënduar, kurse me skuadrën punuan Bekteshi, i suspenduar me kartonë dhe Tolaj i cili nuk ka mundur të licencohet para afatit kalimtar ndërkombëtar i cili fillon më 1 korrik”, thuhet në njoftim.

Prishtina do të luajë nesër kundër kampionit të San Marinos, SS Folgore, ndeshje kjo që zhvillohet të martën nga ora 20:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.