Sporti

Prishtina sonte luan në Ligën e Kampionëve, ky TV do ta transmetojë ndeshjen

06/22/2021 08:31
nga:Lorik J

FC Prishtina sonte luan ndeshjen e parë në histori në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Klubi kampion i Kosovës do të luajë ndeshjen e parë sonte në “Elbasan Arena”, shkruan GazetaBlic Sport.

FC Prishtina do të përballen sonte me ekipin nga San Marinon, SS Folgore me fillim nga ora 20:00.

Ndeshjen pritet të transmetoj drejtpërdrejt kompania televizive, Artmotion.

Leonit Abazi, Samuel Mones, Bekteshi dhe Tolaj do t’i mungojnë Prishtinës në ndeshjen e sotme.

/GazetaBlic Sport