Danimarka ka shënuar fitore të thellë ndaj Rusisë me rezultat të lartë 1-4, për t’u kualifikuar tutje në fazën e eliminimit direkt të Euro2020.
Poulsen, Damsgaard, Christensen dhe Maehle shënuan për kombëtaren e Danimarkës në këtë sfidë, shkruan GazetaBlic Sport.
Yussuf Poulsen, sulmuesi i Danimarkës ka folur për EURO2020.com pas ndeshjes:
“Ne u përballëm me një ekip që mbrohej mirë, veçanërisht në 60 minutat e para. Pastaj gjetëm ritmin që na duhej për t’i kapërcyer ata. Ishte e vështirë në pjesën e parë, por ne bëmë çfarë ishte e nevojshme. Ishte një gol fantastik nga Damsgaard”, tha sulmuesi danez.
/GazetaBlic Sport


