Lajme

Ministri i Jashtëm i Italisë viziton Kosovën, takon homologen Donika Gërvalla – Schwarz

06/22/2021 07:49
nga:M K

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio sot viziton Kosovën.

Ai do të zhvillojë takime me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca në orën 16:55, ministren e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, si dhe do t’iu drejtohet në një seancë solemne deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në orën 17:30.

Kjo është agjenda e MPJD-së:

Ora: 14:20 – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”

Ministrja Gërvalla do ta mirëpresë homologun italian Di Maio. (Mediat mund të marrin vetëm pamje)

Ora 15:00 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të zhvillojnë takimin bilateral. (Vetëm pamje)

Ora 15:40 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Në sallën e konferencave, në prani të ministrave të Jashtëm, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, do të nënshkruajnë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve.

Ora 15:45 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të deklarohen për media.

Këto janë ngjarjet kryesore të planifikuara për sot